HomeE Jona

Përmbytjet në Gjermani/ Thellohet bilanci i viktimave, 80 të vdekur dhe 1.500 persona të humbur

Të paktën 80 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë zhdukur në Gjermani pas përmbytjeve më të këqija në dekadave të fundit. Raportohet se së paku dri tani janë zhdukur 1500 persona.

Reshjet e paparashikueshme në Evropën perëndimore bënë që lumenjtë të shpërthenin brigjet e tyre, duke shkatërruar rajonin.

Belgjika gjithashtu ka raportuar të paktën 11 të vdekur pas motit ekstrem, gjë për të cilën liderët politikë fajësojnë ndryshimin e klimës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar mbështetje të plotë për viktimat.

Armin Laschet, Kryeministri i Nordrhein-Westfalen, fajësoi motin ekstrem në ngrohjen globale gjatë një vizite në një zonë të goditur rëndë.

“Ne do të përballemi me ngjarje të tilla pa pushim, dhe kjo do të thotë se duhet të përshpejtojmë masat e mbrojtjes së klimës … sepse ndryshimi i klimës nuk është i kufizuar në një shtet,” tha ai.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, por lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e ndërlikuar.

Shtetet e Rheinland-Pfalzit dhe Nordrhein-Westfalenit gjermanë u goditën më keq, por Belgjika dhe Hollanda gjithashtu janë prekur keq, me përmbytje të mëtejshme në Luksemburg dhe Zvicër.

Në rrethin e Ahrweiler, qindra njerëz nuk gjenden, thonë autoritetet. Një zëdhënëse e qeverisë lokale tha se rrjetet celulare ishin vënë jashtë veprimit, duke e bërë të pamundur kontaktimin me shumë njerëz.

Rreth 15,000 policë, ushtarë dhe punonjës të shërbimit të urgjencës janë dërguar në vendin e ngjarjes për të ndihmuar me kërkimin dhe shpëtimin, ndërsa helikopterët morën banorët e bllokuar në majat e çatisë dhe tanket pastruan rrugët nga pemët dhe mbeturinat e rëna.

Banorët në rajon i thanë agjencisë së lajmeve AFP se ishin shtangur nga katastrofa.

“Askush nuk e priste këtë – nga lindi gjithë kjo shi? Është çmenduri,” tha Annemarie Mueller, një banore 65-vjeçare e Mayen. “Bëri një zhurmë kaq të lartë dhe duke pasur parasysh sa shpejt ra, ne menduam se do të prishte derën”.


TË NGJASHME