HomeTeknologji

Përpara çdo postimi, Instagrami do të paralajmërojë përdoruesit

Në përpjekjet e vazhdueshme që të ndalojë bulizmin dhe ofendimet e ndryshme, Instagrami e ka ndërmarrë edhe një veprim konkret, që të ndalojë mundësitë, që përdoruesit të ndjehen keq prej të tjerëve.

Brenda një kohe të shkurtër, në këtë rrjet social, do të fillojë të punojë algoritmi, që paralajmëron përdoruesit para se të postojnë përshkrime të papërshtatshme edhe nëse nuk janë duke e bërë me qëllim.

“Ky përshkrim, është në mesin e atyre që janë ndaluar, për shkak se janë raportuar se përmbajnë gjuhë të urrejtjes”, do të jetë komenti paralajmërues.

Mbetet të vendosë vet përdoruesi, nëse është i vendosur të shpërndajë atë përshkrim të imazhi, apo të dërgojë komentin, që nuk thuhet se ka përmbajtjen e duhur.

Tërë sistemi, thuhet se punon nga algoritmi që e ka zhvilluar Instagrami, ndërsa nuk vepron me detyrim për të ndaluar postimin.

Sa herë që përdoruesi vendosë ta bëjë postimin edhe nëse iu është tërhequr vërejtja, veprimi tij do të raportohet.


TË NGJASHME