HomeShowbiz

Përpara “Kutisë së Pandorës”, Iliri nxjerr në nominim veten dhe dy banorë të tjerë

“Kutia e Pandorës” është bërë tashmë një detaj i pandashëm i lojës së Big Brother Vip dhe në spektaklin e mbrëmshëm përpara kësaj zgjedhjeje u vendos Iliri.

Pa hezitim ai zgjodhi ta hapë këtë kuti, duke marrë përsipër benefitet dhe penalizimin e saj. Prej zgjedhjes së tij, Iliri pati mundësinë të darkojë me mikun e tij më të mirë, Sabianin.

Nga ana tjetër ai do duhet të dërgonte në nominim tre banorë, tek të cilët mund të përfshinte edhe veten. Në televotim ai zgjodhi të dërgonte veten, Eltionin dhe Arbrin.


TË NGJASHME