HomeSociale

Përplasen 3 makina, plagosen 3 persona

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së enjtes si pasojë e së cilit kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre nënë e bijë. Ngjarja është regjistruar në autostradën Elbasan- Tiranë, ku tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e njërit prej drejtuesve, “favorizuar” edhe nga lagështira në rrugë.  Nuk dihet ende identiteti dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Aktualisht, si pasojë e vajrave të automjeteve në rrugë është bllokuar një nga korsitë e autostradës.


TË NGJASHME