HomeLajmi i Fundit

Përplasen dy automjete në Elbasan, 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhuraksin rrugor Elbasan–Peqin, te kryqëzimi i Gjocajve, Peqin. Mjeti tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi që drejtonte mjetit tip “Benz” si dhe bashkëshortja e tij kanë marrë dëmtime. Ata u transportuan në Spitalin e Elbasanit dhe  janë nën  kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.