HomeLajmi i Fundit

Përplasen dy makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mengjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, pranë fshatit Derviçan. Një fouristradë dhe një Benz janë përplasur keq ndërsa fouristrada ka përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen me dije. Të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt spitalit, ndërkohë mësohet se mes tyre ka qenë edhe një fëmijë 5 vjeç i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.