HomeSociale

Përplasi nënën me vajzën e vogël në krahë, arrestohet shoferi 22-vjeçar

Policia ka arrestuar të riun 22-vjecar që përplasi me makinë nënën me vajzën e vogël në krahë. Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar shtetasin L. H., 22 vjeç, banues në Vlorë.

“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin “Mazda” ka aksidentuar shtetasen A.B., 34 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia, duke shtuar se “Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.

Aksidenti ndodhi mbrëmë në Vlorë, ku një nënë, e cila mbante në krahe vajzën e saj u përplasen nga makina që drejtohej nga i riu. 

Ngjarja ndodhi në zonën e Skelës, në lagjen “Pavarësia”, ku nëna po kalonte rrugën me fëmijën në krah, ndërsa u përplas nga një automjet tip “Mazda”.

Nëna u trasportua në spitalin rajonal të Vlorës dhe sot mjekët thonë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa fëmija shpëtoi pa pasoja që mbrëmë.


TË NGJASHME