HomeLajme

Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 18-vjeçari

aksidenti ne lushnje

Arrestohet 18-vjeçari që përplasi për vdekje një të moshuar dhe pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia e Fierit, njofton se ka vënë në pranga shtetasin  A.Xh, 18-vjeç, banues në Lushnje.

“Jane referuar materialet në prokurori për shtetasin B.A, 16-vjeç, banues në Lushnje për veprën penale “Moskallëzim krimi”- njofton policia.

INFORAMCIONI 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ”Drejtimi i automjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasin A.Xh, 18 vjeç, banues në Lushnje.

Ky shtetas në datën 04.11.2019 ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin N.P, 88 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për shtetasin B.A, 16 vjeç, banues në Lushnje për veprën penale “Moskallëzim krimi”.


TË NGJASHME