HomeLajme

Përplasja e banorëve me policinë, Rama: E trishtueshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës së tensionuar sot në afërsi të gjimnazit “Petro Nini”, ku përmbaruesit kishin shkuar të shembin një banesë. Përmes një postimi në twitter, Rama shprehet se qeveria nuk ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave, ndërsa e cilëson gjithë skenën të trishtueshme.

Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje!Qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet Përmbarimit.”, -shkruan Rama.


TË NGJASHME