HomeLajmi i Fundit

Përplasja me armë në Durrës, plagoset prokurori Arjan Ndoja

Mësohen detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në orën 16:30 pranë Mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos prokurori i shumëpërfolur Arjan Ndoj.
Sipas informacioneve të para mësohet se makina me të cilën lëvizte Ndoj ka përfunduar disa metra larg nga autostrada. Ndërkohë raportohet se personi që ka mbetur i vdekur ndodhet ende në automjet.

Dyshohet se makina me të cilën lëvizte prokurori është qëlluar nga një automjet tjetër që ka ndjekur nga pas shënjestrën dhe pasi është afruar ka qëlluar disa herë. Nuk dihet nëse nga ana e mjetit ku ndodhej prokurori Ndoj është qëlluar me armë.

Menjëherë pasi ka marrë njoftimin, policia ka arritur në vendngjarje. Forcat të shumta policie e ambulanca janë tashmë në vendngjarje.

Kjo ka bërë që autostrada Tiranë – Durrës të bllokohet për disa minuta. Një trafik i rënduar u shënua në autostradë dhe shkak kryesor u bë pikërisht atentati i rëndë ndaj prokurorit Ndoj.

Ndoj është prokurori, të cilin kryeministri i vendit Rama i referohej para pak kohësh, kur thoshte se në Durrës është një prokuror që ka lidhje të forta me bandat kriminale.