HomeLajme

Përplasja me policinë në Elbasan/ Prokuroria ndryshon akuzat

Kanë ndryshuar akuzat ndaj tre të arrestuarve të Elbasanit, Suel Çela, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri, duke rrëzuar “vrasjen e punonjësit të policisë, mbetur në tetntativë”. Ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka konfirmuar ndryshimin e akuzave gjatë leximit të pretencës.

Prokuroria tha se gjatë shqyrtimit nuk u gjet e provuar akuza e vrasjes së punonjësit të policisë, por u gjet e provuar se Suel Cela dhe Enea Bekteshi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i kanë goditur për shkal të detyrës, e për këtë kërkoi dënimin e Celës me 7 vite burg dhe Bekteshin me 6 vite.

Edhe për Kelment Xhaferrin ra akuza e kundërshtimit të Policisë, por u kërkua shpallja e fajshme e tij për tri vepra të tjera atë të armë mbajtjes pa leje, largim i të burgosurit dhe mbajtja e lëndëve plasëse duke kërkuar dënimin me 6 vite burg.

Gjatë seancës prokuroria pretendoi se është e provuar që në drejtim të Audit që përplasi makinën e policisë ishte Suel Cela dhe pasagjer në ketë automjet ishte Enea Bekteshi.

Përfaqësuesi i akuzës renditi dëshmi, pamje filmike dhe rezultatet të ekspertimeve për materialet biologjike të gjetura në makinë si prova kundër të pandehurve.


TË NGJASHME