HomePolitikë

Përplasja mes Boçit dhe nëndrejtorit të policisë, reagon Basha

Lidhur me përplasjen e sotme mes ish-deputetit Luçiano Boçit dhe nëndrejtorit të policisë së Elbasanit, Albert Nushi ka reaguar edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha.


Nëpërmjet një postimi në twitter, Basha shprehet se organizatës kriminale të Rilindjes i ka ardhur fundi, ndërsa shton se populli nuk trembet.

Dhunimi dhe shoqërimi i ish deputetit dhe pedagogut Luçiano Boçi nga banditi Bert Nushi tregon se pushtetin e grabitur me narkokriminelë e vota të blera po rreken ta mbajnë me dhunën e policëve të inkriminuar. Ky akt dëshmon friken dhe fundin e afërt të Maduros se Ballkanit. As krimi e as policët e inkriminuar nuk e mbrojnë dot më këtë regjim. Organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreut të saj i ka ardhur fundi. Populli është në këmbë dhe nuk trembet e nuk ndalet më’, shkruan Basha.

Ish-deputeti Luçiano Boçi u shoqërua sot në polici, pasi tentoi t’i bllokonte rrugën paraditen e sotme eskortës së kryeministrit Rama.


TË NGJASHME