HomePolitikë

Përplasja mes dy kryeministrave, Haradinaj: Shqiptarëve u kam borxh të vërtetën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes me qevrinë, ka dhënë një prononcim për mediat, ku komentoi reagimin e homologut të tij Edi Rama. Haradinaj u shpreh se pa dashur të merret personalisht me Ramën, u ka për borxh shqiptarëve të vërtetën, i pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt, siç e ka quajtur ai.

Për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit e mi, ua kam borxh të vërtetën. Atë që ka thënë At Zef Pllumi “Rrno për me tregue”. Do ta tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur nuk i pëlqen dikujt. Kam obligim ndaj qytetarëve për një transparencë të asaj që po ndodh. Shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën”, u shpreh Kryeministri Haradinaj.

Kujtojmë se më herët Haradinaj u shpreh se kryeministri Edi Rama i bëri presion në Berlin për të hequr taksën, për të cilën pati dhe një reagim nga Rama.


TË NGJASHME