HomeSociale

Përplasja në Laç, qëllohet me armë zjarri djali i xhaxhait të Ervis Martinit

Plagoset me armë zjarri djali i xhaxhait të Ervis Martinit.

Sipas Report Edon Martini 19-vjeç nga Fushë Kuqja e Kurbinit u qëllua me armë pasditen e sotme në hyrje të qytetit në rrugën kryesore në lagjen nr.1.

Ai u transportua në spitalin rajonal ku iu dha ndihma e parë dhe më pas në Tiranë te Trauma për ndërhyrje të specializuar, pasi ka marrë disa plagë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia deklaron se plagosja ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërsa ka nisur hetimet dhe janë ngritur pika kontrolli  si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Por kush është Ervis Martini?

Ai është i akuzuar si i dyshuar në përplasjen me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në Tiranë në tetor të vitit të kaluar ku mbeti një i vdekur.

Martini mbeti i plagosur nga ngjarja ndërsa pas 7 muajsh në burg u lirua në maj të këtij viti kundrejt garancisë pasurore në vlerën e 5 milionë lekësh të rinj. Ndaj Ervis Martinit prokuroria e Tiranës ka ngritur 7 akuza.


TË NGJASHME