HomePolitikë

Përplasja në Shkodër, partia ‘Zgjidhja’ ka një kërkesë për Ramën

Partia Zgjidhja ka reaguas pas përplasjes mes policisë dhe përaqësuesve të PD-së në Shkodër. Teksa ka shprehur shqetësimin e saj për këtë situatë të tensionuar, ajo i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërheqë policinë në Shkodër e cila u përplas me simpatizantë të opozitës si dhe të zbatojë dekretin e presidentit Meta.

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’:

Votime s’ka, Rama të tërheqë policinë

Situata në qytetin e Shkodrës është tensionuar pas thirrjes së kryetares së bashkisë për të vënë në zbatim urdhërin e Presidentit Meta, për lirimin e qendrave të KZAZ-së në njësinë bashkiake numër 2. Ish-deputetët, por edhe mbështetës të opozitës, janë përplasur me policinë, e cila nuk lejoi që të lirohen qendrat e votimeve.

‘Zgjidhja’ është shumë e shqetësuar për këto zhvillime që mund të shtrihen edhe në bashkitë e tjera që drejtohen nga PD, LSI apo PDIU, si në Kamëz, Kukës, Mat, Skrapar, Delvinë, Përrenjas, Dropull, Gjirokastër, Berat, Rrogozhinë, etj.

Ajo i bën thirrje Ramës që ta harrojë mbajtjen e votimeve më 30 qershor dhe të zbatojë dekretin e kreut të shtetit që anuloi zgjedhjet vendore. Ai nuk duhet të vendosë shqiptarët përballë njëri-tjetrit për të kryer farsën e tij zgjedhore, pa kundërshtarë. Ai duhet të ndërpresë këtë fushatë të turpshme ku vrapon cep më cep të vendit i ruajtur nga qindra forca speciale. Zgjedhjet kanë rënë, moralisht, politikisht dhe ligjërisht. Impenjimi kryesor i faktorëve politikë në vend, pa humbur kohë, duhet të jetë një Pakti i madh Kombëtar për ndryshimin e sistemit dhe demokratizimin e zgjedhjeve si zgjidhje politike, afatgjatë dhe e qëndrueshme.


TË NGJASHME