HomePolitikë

Përplasje në Kukës, militantët shqyejnë derën e KZAZ-së

Përplasjet nëpër KZAZ-të në të gjithë vendin kanë qenë të shumta, për shkak se mbështetësit e opozitës kërkojnë zbatimin e dekretit të presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve me 30 qershor.

Situata në Kukës paraqitet shumë e tensionuar pasi militantët kanë shkulur derën e KZAZ-së, pasi e kanë lidhur me një kamionçinë.

Gjithashtu bëhet me dije se zyrtarë të Bashkisë së Kukësit, mes të cilëve edhe Policia bashkiake, kanë qëlluar me gurë ndaj derës së KZAZ-së dhe kanë djegur edhe goma makinash, duke rrezikuar edhe efektivët e FNSH-së.


TË NGJASHME