HomePolitikë

Përplasje mes deputetëve në sallën e Kuvendit, ja çfarë i shqetëson

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione të shumta mes deputetëve, madje duke degraduar edhe në kontakte fizike.

Deputeti Halit Valteri dhe deputeti Ralf Gjoni kanë patur një përplasje me njëri tjetrin, ku është dashur ndërhyrja e deputetëve të tjerë për të qetësuar situatën.

Pas përplasjes së fortë Valteri ka marrë fjalën në foltore duke mos kursyer fjalët për Gjonin.

“Zonja ministre keni vendosur matjen e temperaturës në hyrje të Kuvendit, por vini edhe një matës inteligjence, sepse këtu kemi lloj idioti dhe lloj halabaku që nuk e di çfarë flet”, tha Valteri.

Ndërsa deputeti i opozitës, Ralf Gjoni, foli nga foltorja e Kuvendit për Reformën Zgjedhore, emërimet në gjykata apo komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, duke theksuar se “gjithçka është lojë”.

“Jam dakord që Këshilli Lartë Gjyqësor duhet të bëjë më shumë për plotësimin e vakancave në Gj. E Lartë, për hapur proceduar për Gj.K. Kjo është një lojë akrobacie, çdo gjë që po ndodh, duke filluar nga emërimet në Gjykata, te Këshilli Politik, tek komisioni hetimor për shkarkimin e Ilir Metës nga Presidenca. Lojë Absolutisht, ku është shkarkimi i z. Meta, z. Manja, do e shkarkoni këtë vit. E mbani mend kur dy ambasador putheshin atje lart në mënyrë të turpshme? Iku Luja, erdhi Kimi, do iki Kimi dhe prap Qerimi nuk do ketë drejtësi në Shqipëri. Ku është shitemi i Drejtësisë sot?

Ku është Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë. Ndërkohe ambasadorja e SHBA shkon tek Kolegji i Apelimit dhe bën thirrje që t’i jepen fund lojërave politike. Dakord jam dhe unë, po kush po luan? PS, PD, LSI, apo të terja bashkë në krevat. Po luan Balla që nxit ndryshime Kushtetuese me emra deputetësh që nuk kanë folur asnjëherë, e duke mos propozuar listat e hapura e ndryshimin e sistemit zgjedhor. Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i mbaron afati javën e ardhshme.

Ça do bëhet me këtë komison, nuk po shoh asnjë kërkesë për ta rinovuar. Një Komision ku bëhen vetëm akrobaci, që për mua nuk ka më vlerë, pro ku do shkojmë? Me mënyrën si po shkojnë gjërat po vijmë në fund të legjislaturës e nuk po trajtojmë një propozim zyrtar për ndryshimin e sistemit. Hapini mo listat, ku i keni?

Hajde ta votojmë sot. Unë nuk bëhem pjesë e asnjë loje, demokracia kërkon transparencë dhe procedura dhe ju kërkoj t’i jepni drejtim propozimeve tona zyrtare në Kuvend për të parë se ku qëndron çdo deputet për ndryshimin apo jo të sistemim zgjedhor. Mjaft me lojëra në kurriz të sistemit politik. Nuk mund të ketë ndryshim të sistemit të drejtësisë në qoftë se nuk reformohet sistemi politik i cili fillon me sistemin zgjedhor,”-tha Gjoni.

Nga ana tjetër ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se edhe pse reforma në drejtësi po vazhon ajo po rrezikohet nga ata që tentojnë vazhdimisht ta minojnë.

“Ka pasur rezultate pozitive nga reforma në drejtësi, të gjitha institucionet ushtrojnë funksionet e tyre por rrezikohet nga ata që tentojnë vazhdimisht ta minojnë. Që të jetë funksionale kjo drejtësi ka ende kohë. Plotësimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese nuk ka ecur në kohë, por kjo s’do të thotë se dështoi reforma. Ky nuk është problem i vettingut por problem i trashëguar dhe mangësi e integritetit të atyre gjykatësve të shkarkuar. Përpos sulmeve nuk është koha të ngadalësojmë procesin.

Opinioni i Venecias në asnjë rast nuk i preku parimet e vendosura nga kjo reformë, i dha të drejtë Kuvendit për emërimet në GJK”,- tha ajo.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME