HomeSociale

Përplasjet në KZAZ, ndalohen dy personat që ishin në kërkim në Kukës e Tropojë

Pas përplasjeve të ndodhura në  KZAZ Nr. 09, Tropojë dhe KZAZ nr.11, Kukës, policia ka ndaluar dy persona që ishin të shpallur në kërkim. 

Sipas policisë janë ndaluar shtetasit G.B., 38 vjeç, banues në Dojan, Tropojë dhe L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

NJOFTIMI

Ndalohen 2 persona të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjet e ndodhura në KZAZ Nr. 09, Tropojë dhe KZAZ nr.11, Kukës, datë 19 dhe 20.06.2019.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim;

-G.B., 38 vjeç, banues në Dojan, Tropojë.

Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim;

-L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, ”Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” ,”Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative” , “Organizim i paligjshëm i tubimeve”, dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Materialet për veprime të metejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.


TË NGJASHME