HomeSociale

Përplasjet në KZAZ në Dibër, shkon në 15 numri i të shoqëruarve

Shkon në 15 numri i personave që janë shoqëruar pas përplasjeve të ashpra që u regjistruan mbrëmjen e kaluar në KZAZ numër 19 në Dibër.

News 24 raporton se shoqërimet janë bërë në orët e para të mëngjesit dhe numri i tyre vjen ne rritje, nderkohe qe forca të shumta policie kanë rrethuar KZAZ nr. 19.

Mesohet se paralelisht me keto zhvillime nga ana e policise, mbështetës të Partisë Demokratike Dibër po protestojnë para policisë për lirimin e personave të shoqëruar. 6 efektivë policie dhe 9 protestues morën lëndime pas përplasjeve të djeshme në Dibër. Policia përdori gaz lotsjellës për t’iu përgjigjur protestuesve.


TË NGJASHME