HomePolitikë

Përplasjet në KZAZ, reagon KQZ: Kërkesat e bashkive të djathta tejkalojnë kompetencat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas përplasjeve që janë shënuar gjatë këtyre dy ditëve në KZAZ-të në Shkodër dhe Tropojë. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj ripërsëriti kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprimet që pengojnë administrimin e procesit, ndërsa shtoi se kush cenon procesin zgjedhor do të ndëshkohet.

KQZ vlerëson se këto kërkesa janë në tejkalim të kompetencave, të drejtave dhe detyrave të njohura nga ligji 139, 2015 për vetëqeverisjen vendore. KQZ ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprimet që pengojnë administrimin e procesit zgjedhor datë 30 qershor 2019, veprime të cilat cënojnë kompetencën dhe të drejtën e KQZ dhe të KZAZ, pjesë e administratës së KZAZ, në ushtrimin e funksioneve të parashikuara nga kodi zgjedhor dhe legjislacionit zgjedhor.

Duke kërkuar mos ndërhyrjen për çështje që janë kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shprehim besimin për angazhimin në përputhje me misionin e vetëqeverisjes vendore për të siguruar qeverisje të efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të sanksionuara në Kushtetutë dhe ligje të tjera.” tha Hoxhaj.


TË NGJASHME