HomePolitikë

Përplasjet te ‘Unaza e re’, Basha: Skenar për zhvendosur vëmendjen

Basha

Nga spitali i Traumës ku vizitoi banorët e plagosur të Astirit, si pasojë e përplasjes me policinë mëngjesin e sotëm, kryedemokrati Lulzim Basha apeloi qytetarët të mos bien pre e skenarit të kryeministrit sipas tij, për të zhvendosur lajmin nga vjedhja e miliona eurove, te dhuna e banorëve të unazës.

“Do t’i bëj thirrje qytetarëve e cdo punonjësi të ndershëm të policisë të mos bjerë pre e skenarit që synon të zhvendosë lajmin nga vjeshja e miliona eurove, te dhuna e banorëve të unazës. Jeta është e çmuar dhe do bëjmë gjithcka për të mbrojtur jetën e banorëve tanë.

Kemi një zotim politik me shkrim, cdo centimetër katror i pronës së tyre do të kompensohet me vlerën e tregut me ardhjen e PD-së në pushtet. Asnjë qindarkë nuk do të humbasë, cdo centimetër katror edhe i atyre të përjashtuara në mënyrë kriminale do kompensohen me vlerën e tregut.

Të gjithë ata të përfshirë në këtë akt kriminal, shtarazak do të përgjigjen deri në aktin e fundit. Dita nuk do të vonojë kur ata do të marrin dënimin e merituar nga ligji.

Opozita është e ka qënë në krah të banorëve të Astirit. ka qënë dhe është me ta, pa asnjë privilegj pa asnjë mandat. Opozita është njësh me qytetarët për të mbrojtur ligjin dhe kushtetën interesin publik, jo vetëm shtëpitë e tyre.” – tha Basha, në një prononcim për mediat nga spitali i Traumës.


TË NGJASHME