HomeShowbiz

“Për’Puthen”/ Mevlani xheloz për Melisën, ja çfarë vendos

Menjëherë pas transmetimit të takimit mes Melisës dhe Atdheut në “Përputhen”, u duk se pati një xhelozi nga ana e Mevlanit, i cili u shfaq i prekur fill pasi ata të dy treguan jo pak afrimitet me njëri-tjetrin.

Mevlani tha se ky takim e ka prekur, pasi Melisa është një ndër vajzat ku ai është fokusuar në program, por shtoi se pas këtij takimi, i duket se nuk ka më vend për të dalë me të.

Melisa iu përgjigj duke i thënë se për të është në rregull nëse Mevlani nuk dëshiron ta pranojë më në takim.

Diskutimi:

Mevlani: Ky takim më ka prekur se unë dua të dal me ty dhe ky më duket sikur nuk kam më vend për të dalë me ty.

Melisa: Mos dil, ky është tipi im, nëse nuk do ta pranosh, në rregull.

Mevlani: Kaq shumë që ke bërë në takim me Atdheun, s’ke bërë me asnjërin, ke kaluar në fazë tjetër.

Melisa: E ke vendosur, nuk do dalësh më me mua?

Atdheu: Më bën përshtypje se këtu e ka patur çdo ditë dhe atje thotë nuk po dija ça të flisja kur e kisha përballë.


TË NGJASHME