HomeShowbiz

Përse bashkëshortja ia fali tradhëtinë? Arsyen e zbulon vetë Kevin Hart

Komediani Kevin Hart tradhëtoi të shoqen e tij në vitin 2017 dhe e gjithë gjëja u bë shumë e madhe në botën e showbizit.
Në atë vit Kevin u kap mat me një modele në Las Vegas, larg shtëpisë ndërkohë që bashkëshortja e tij Eniko Parrish ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.
Partnerja e aktorit vendosi që ta falte Kevin për hir të fëmijës që po prisnin bashkë.

Ajo më tha se i detyrohesha jetës që ne po ndërtonim së bashku. Më tha që duhet të rritemi si individë dhe mos të lejmojm më kurrë që bota atje jasht të na bëjë keq. Ajo është njeri më i fortë që unë njoh” -u shpreh Hart në një intervistë radiofonike.

Kevin dhe Eniko tashmë do të bëhen prindër për herë të dytë ndërkohë që aktori ka dhe dy fëmijë të tjerë nga një marëdhënie e mëparshme.


TË NGJASHME