HomePsikologji

Përse burrat nuk i mbajnë mend datat e përvjetorëve

Sipas një studimi të Universitetit Trondheim në Norvegji, i kryer nga Prof. Jostein Holmen, në një studim të kryer te 37 mijë persona, burrat janë të prirur të harrojnë data dhe emra më shumë se gratë. Kjo nuk ka të bëjë me mungesën e vëmendjes ndaj partneres, por është një problem mashkullor.

Përse ndodh?

Më në fund ata kanë një justifikim për harresat e tyre. Burrat e kanë të vështirë të kujtojnë detaje të jetës së tyre deri në një vit më parë, krahasuar me gratë.

Profesor Jostein Holmen ka rrëfyer se “është e ditur që burrat harrojnë më shumë se gratë por deri më tani nuk ishte dokumentuar. Dhe është për t’u çuditur që burrat kanë aq rënie të kujtesës nga mosha 30 deri në 60 vjeç”.

Por studimi nuk ka arritur të gjejë arsyen. Ajo që dihet është vështirësia që vjen me rritjen e moshës për të kujtuar.

Studimi ka treguar edhe se të shkolluarit harrojnë më pak se të pashkolluarit. Madje personat me depresion harrojnë më pak se ata të shëndetshmit, nga të dyja gjinitë.

Tani që gjithçka është e bazuar në shkencë, burrat mund ta përdorin si justifikimin perfekt sa herë që kanë harruar të urojnë gruan për përvjetorin e martesës.


TË NGJASHME