HomeShëndeti

Përse çdo njeri duhet të konsumojë më shumë të verdhë veze

Duke konsumuar më shumë të verdhë të vezës, ju vetëm sa e mbushni veten me më shumë nutrientë esencialë – dhe mos u brengosni fare për kolesterolin.

Eksperti i shkencave ushqimore, Donald K. Layman, thotë se eliminimi i kolesterolit dietar është pothuajse fare relevant kur është fjala për promovimin e niveleve të kolesterolit të shëndetshëm në gjak dhe për një zemër të shëndetshme.

Me dekada të tëra, shumica e asaj çfarë ekspertët dinin për parandalimin e sëmundjeve të zemrës vinte nga një studim i viteve të 1940’ta, i cili i ndërlidhte nivelet e larta të kolesterolit në gjak me rrezik më të lartë të sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës.

Layman thotë se më pak se gjysma e njerëzve të studiuar të cilët kishin kishin pasur sëmundje të zemrës kishin pasur edhe nivele të larta të kolesterolit.

Kardiologët thonë se për t’i përmirësuar nivelet e kolesterolit në gjak në mënyrë natyrale, ju duhet të hani më pak ushqime trans-yndyrore, duhet të hani më shumë acide yndyrore omega-3 dhe më shumë fibra.

Fatkeqësisht për adhuruesit e vezëve, deri në vitin 2015 nuk ishte anuluar rekomandimi i dekadave të tëra për ta eliminuar konsumimin e kolesterolit.

Përveç se janë të shëndetshme, vlen të përmendet se vezët gjithashtu janë burim i mahnitshëm i proteinave dhe i shumë nutrientëve tjerë.


TË NGJASHME