HomeLajme

Përse duhet të krijoni marrëdhënie me shenjën e kundërt të horoskopit

Eshtë e trishtueshme kur shenja e horoskopit e personit që pëlqeni nuk është e përshtatshme me atë tuajën. Mirëpo kush e thotë këtë?
Ne ju tregojmë se përse shenja e horoskopit e personit që pëlqeni mund të përshtatet me tuajën edhe pse astrologjia tregon që jeni shumë të kundërt.

Dashi-Peshorja
Kjo dyshe funksionon kur vendoset një ekuilibër mes vetes dhe të tjerëve. Dashi është ylli i vetëm i zjarrtë, impulsiv (i drejtuar nga Marsi dhe kokëfortësia) ndërsa Peshorja kërkon ekuilibrin. Skenari më i mirë? Peshorja i mëson Dashit si të qetësohet, ndërsa Dashi Peshores si të jetë në qendër të vëmendjes.

Demi-Akrepi
Demi dhe Akrepi janë çifti që ka shumë të ngjarë të ketë probleme, pasi që të dy njihen për fokusin e tyre te vlerat dhe paratë. Në mënyra të ndryshme, secila prej tyre pasuron shumë jetën e tjetrit. Demi mund t’i ofrojë Akrepit shumë kënaqësi dhe argumentim (në dhomën e gjumit dhe financa) ndërsa Akrepi nxit Demin të eksplorojë të panjohurën e egër.

Binjakët-Shigjetari
Udhëtarët botërorë të universit, janë të dy super kuriozë për njëri-tjetrin. Binjakët përqendrohen në detaje ndërsa Shigjetari ka shpirt aventuresk . Së bashku, ata janë praktikisht të pandalshëm. Shembulli i mirë është Angelina Jolie me Brad Pitt, të cilët edhe pse janë ndarë, i mahnitën të gjithë me marrëdhënien e tyre.

Gaforrja-Bricjapi
Bricjapit, i sunduar nga Saturni ultra i rreptë, i pëlqen logjika dhe di të punojë, ndërsa Gaforrja e mbështjellë nga Hëna noton në ujëra më intuitivë. Karriera e profilit të lartë dhe një shtëpi e madhe janë dy pikat kyçe të kësaj dyshe. Kate Middleton dhe Princi ëilliam janë shembulli i këtij bashkimi dhe ata jetojnë në një pallat, kështu që…e merrni vetë me mend.

Luani -Ujori
Këta të dy dinë si të festojnë. Luani preferon një festë të madhe në stilin Gatsby ndërsa Ujori një festë zbathur në pyll. Nëse bëhen bashkë mund të bëjnë festën më të madhe në qytet, me ushqime të shijshme krudo dhe një listë me të ftuar të lezetshëm.

Virgjëresha-Peshqit
Virgjëresha është bibliotekari seksi i zodiakut ndërsa Peshqit mishërojnë atë butësinë e ëndërruar. Ata të dy duan të jenë në shërbim të të tjerëve, por qasjet e tyre janë të ndryshme. Peshqit me butësi i sugjerojnë Virgjëreshës të mos humbasë kohë me flokët e saj, dhe të ëndërrojë gjithnjë e më shumë!


TË NGJASHME