HomeShowbiz

‘Përse e le Ermalin’, Kejvina i kthehet keq komentueses

Ish-velina e emisionit ‘Xing me Ermalin’ Kejvina Kthella u largua nga emisioni në fjalë për një projekt të madh televiziv që e pret në Itali. Ndërsa ka kaluar pak kohë që nga largimi i saj nga emisioni, nuk po shikojmë diçka konkrete për të cilën u përfol shumë në media.

Kejvina vijon të qëndrojë në Shqipëri, dhe kjo gjë ka shtuar kuriozitetin e shumë ndjekësve të saj. Së fundmi, ka qenë një prej tyre që e ka pyetur Kejvinën se përse u largua nga emisioni.

“Pse e le Ermalin duke thënë se do ikësh në Itali e u ktheve?”, e ka pyetur një prej tyre Kejvinën. Kjo e fundit në mënyrë ironizuese është përgjigjur: “Nuk di domethënë. Unë nuk kam marrë ekspuls zemra. Kthehem në Shqipëri sa herë të dua!.”

Kejvina po vijon karrierën e saj si modele, ndërsa së fundmi ajo ka pozuar për Guess.


TË NGJASHME