HomeLajme

Përse jemi të fiksuar pas telenovelave turke?

Njerëzit anë e mbanë botës po çmenden pas telenovelave turke.
Ne shohim shumë lajme në lidhje me pushtimin e telenovelave turke në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Evropë, Azi dhe Amerikën Latine. Dramat turke janë eksportuar në mbi 100 vende dhe Turqia është bërë eksportuesi i dytë më i lartë në botë i serive televizive pas SHBA, me mbi 200 milion dollarë eksporte vjetore.
Por, çfarë i bën dramat turke kaq të njohura në të gjithë botën?

1-Ngjashmëria me kulturat.

Shumë njerëz shikojnë drama turke, sepse ata tregojnë histori që kanë ndodhur më para. Në dramat turke, shohim shumë herë respektin që tregohet për njerëzit e moshuar. Fjala e fundit thuhet nga personi më i vjetër në shtëpi. Marrëdhëniet familjare janë kaq të rëndësishme për dallim nga seritë amerikane.

2-Aktorë të bukur dhe aktore të bukura.

Aktorët në dramat turke janë shumë tërheqëse. Qofshin ato me tipare bjonde apo të errëta, aktorët mashkullor në dramat turke janë gjithmonë shumë tërheqës. Edhe ata që janë me role të vogla duken si model.

3-Ka intriga.

Shumë njerëz shikojnë drama turke thjesht sepse kanë komplote të ndryshme apo intriga më shumë sesa serialet perëndimore. Këto histori janë të ndryshme dhe për këtë arsye ato janë më emocionuese.

4-Gjuha.

Shikimi i dramave turke është si mësime falas për gjuhën turke për të huajt.

5-Muzika.

Muzika është një pjesë e madhe e dramave turke. Për të kompletuar momentet dhe skenat e portretizuara në drama, këngët shpesh herë janë kompozuar posaçërisht për këto skena.


TË NGJASHME