HomePolitikë

Përse na duhen më shumë si Grida

grida duma

Historia politike e botës nuk ka qënë e ndershme me gratë. Që nga fillimet e krijimit të ndërgjegjes politike në antikitetin e hershëm e deri më sot, gratë nuk kanë mundur të sigurojnë vazhdimsi në pozicione vendimarrëse. Madje duhet thënë që me së shumti, grave nuk i është dhënë e drejta dhe janë paragjykuar si jo të denja ose të pa afta për të marrë në dorë jetën e tyre dhe të komunitetit.

Në histori mund të gjejmë shumë raste të cilat vërtetojnë të kundërtën duke filluar nga Kleopatra e Egjiptit tek Teuta e Durrësit e cila ka faktuar aftësinë për të udhëhequr dhe ndjeshmërinë e lartë për problemet e njerzve që udhëheqë. Këto aftësi janë kthyer në vlera të udhëheqjes së tyre duke i transformuar në lider që njerzit i respektonin dhe nuk ishin të terrorizuar nga ato, pasi në ato kohëra shumica e mbretërve dhe perandorve meshkuj përdornin dhunën e frikën, për të vendosur autoritetin mbi popullin që sundonin.

Pavarsisht kësaj, shembujt më të fortë dhe më të shumtë në numër që tregojn vlerat e gruas në vendimarrje janë sot. Shekulli 21 ka njohur zhvillimin më të shpejtë të shoqërisë në historinë e botës, si në ekonomi dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Këtë zhvillim e shikojmë më së shumti në vendet demokratike, për arsye se delegimi i pushteti tek vota popullore natyrshëm ka sjell shumë më shumë gra në pushtet. Pikërisht ky element i demokracisë ka sjellë zhvillim në të gjitha fushat e tjera, pasi dihet që politika ka fuqin të jetë një motor që shtyn zhvillimin e vendit ose një barrikadë që e frenon atë.

Angela Merkel është një shembull se si një grua mund të udhëheqë në mënyrë të suksesshme vendin kryesorë të Bashkimit Europian për 15 vite radhasi, pa humbur popullaritetin dhe integritetin e saj, duke treguar profesionalizëm në realizimin e detyrave dhe përultësi në trajtimin e problemve që dilnin si pasojë e politikave të saj.

Politika moderne shqiptare, fatkeqsisht është akoma e padrejtë me gratë shqiptare që marin iniciativën dhe guximin të bëhen pjesë e institucioneve vendimarrëse sic janë parlamenti, kabineti qeveritar dhe bashkitë vendore. Pavarsisht këtij fakti, edhe vendi jonë, po krijon një klimë më të favorshme për pjesmarrjen më të gjërë të grave në politikë.

Grida Duma është një rast suskesi i një gruaje e cila vendosi të ndërpresë karrierën e saj si pedagoge në Universitetin e Tiranës për tu bërë pjesë e vendimarrjes në parlament. Në vitin 2017, zonja Duma bëhet zgjidhet deputete në qarkun e Tiranës, nën siglën e Partisë Demokratike. Cilësitë dhe vlerat e saj e spikatën si figurë politike duke fituar dhe pozicione të rëndësishme sic ishte zv.ministre e Integrimit dhe zëdhënse e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Pavarsisht profilit të saj të formuar prej 10 vitesh në politikë aktive, ajo vazhdon dhe sulmohet në mënyrë seksiste nga kundërshtarët e saj politik, pasi në ndryshim nga shumë meshkuj ish-funksionar të lartë të shtetit, ajo nuk është akuzuar kurrë për korrupsion apo shpërdorim detyre.

Sot Grida kandidon për deputete në qarkun e Tiranës nga Partia Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ku fronti opozitar i përbër nga PD, LSI dhe parti të tjera do të garojnë për të sjellë rotacionin politik mbas 8 vitesh qeverisje të Partisë Socialiste.


TË NGJASHME