HomeShëndeti

Përse në mëngjes duhen pirë smoothiet jeshil?

Shumë dietologë besojnë se një stil i shëndetshëm jetese fillon me një mëngjes të mirë. Një dietë e pasur me minerale vitamina, lëndë ushqyese ndikon në shëndetin tonë në një mënyrë apo në një tjetër.

Nëse mendoni se jeni shumë të rinj për të vuar pasojat e një regjimi ushqimor të varfër, shenjat kanë filluar të shfaqen por ju i injoroni.

Mungesa e përqëndrimit dhe performanca e ulët mendore, lodhje, nivele te larta të yndyrnave apo sheqerit në gjak të gjitha këto lidhen drejtëpërdrejtë me stilin tuaj të jetesës.

Jeni ende në kohë të ndryshoni, e gjëja e parë që duhet të bëni është të hani mëngjes ! Ky vakt nuk duhet shmangur asnjëherë e nëse nuk gjeni kohë të përgatisni një tost, një omletë apo një sanduiç atëherë lë të jetë smoothie me jeshillëqe mëngjesi juaj.

Smoothiet jeshil janë të ngjashëm me smoothiet me fruta, por në vend të tyre përmbajnë perime jeshile që mund të përfshijnë spinaq, lakër jeshile, majdanoz, luleradhiqe etj.

Perime me gjethe jeshile janë plot me antioksidantë dhe carotenoids, të cilat rrisin fuqinë e trurit. Ato janë gjithashtu të pasura me vitamin B, acid folik, fibra etj.  

Përzierja e perimeve jeshile përmirëson procesin e tretjes dhe është një burim i shkëlqyer i energjisë për trupin e njeriut.Smoothies janë një mënyrë efikase dhe e përshtatshme për të përfituar nëpërmjet një gote të vetme shumë vlera ushqyese. 


TË NGJASHME