HomeLifestyle

Përse refuzoheni në takimin e parë

Kur bëheni gati për takimin e parë, me siguri mendoni se çfarë të vishni, si t’i rregulloni flokët dhe cilat atribute fizike t’i theksoni.

Mirëpo, studimi të cilin e ka bërë ekipi amerikan i shkencëtarëve, ka treguar që disa gjëra të tjera janë më të rëndësishme.

Ata kanë konstatuar që në takimin e parë më së shumti refuzoheni për shkak të aromës së pakëndshme të trupit dhe erës së pakëndshme të personit tjetër.

Njerëzit së tepërmi fokusohen në dukjen e jashtme, çfarë modeli të bëjnë ose çfarë të veshin dhe harrojnë që higjiena, mirësjellja dhe sinqeriteti kanë rëndësi shumë më të madhe”, thotë psikologia Dona Doson, udhëheqëse e hulumtimit.

Pra, nëse dëshironi që te dikush të lini përshtypje të mirë, më mirë kujdesuni për pastërtinë”, këshillon ajo.


TË NGJASHME