HomeShëndeti

Përse të gjithë po pinë çaj Matcha, ja vetitë kurative të këtij eliksiri shëndeti

Çfarë është matcha?

Matcha është një çaj jeshil i pasur me elemente të shëndetshme. Çaji që njohim rëndom, është një përzierje që prodhohet nga bima “Camellia Sinensis”, ndërsa përzierjet e tjera janë thjesht lëngje bimësh.

Në japonisht “cha” do të thotë çaj, dhe “ma” do të thotë pluhur, pra pluhur çaji. Por një filxhan matcha është i barabartë me 10 filxhanë çaji jeshil dhe ka 137 herë më shumë antioksidues.

Matcha e ka origjinën nga rajonet më të thella jugore të Japonisë, aty ku rritet dhe korret me kujdes të veçantë. Ajo është pjesë e ceremonisë tradicionale japoneze të çajit, një ritual që fokusohet në vetëdijesim.

Nëse ju pëlqen çaji jeshil, do ta adhuroni edhe matcha-n, edhe pse është pak më e hidhur se çaji i sipërpërmendur. Për shkak të gjendjes fizike, pra, në formë pluhuri, matcha mund të shijohet e përzier me ujë të ngrohtë, si një pije e shëndetshme, ose të përdoret edhe në mënyra të tjera.

Pse duhet të pimë matcha?

Është e fuqishme. Ndryshe nga bustinat e zakonshme të çajit, ky lloj ju jep mundësinë të konsumoni të gjithë gjethen dhe pikërisht për këtë arsye, është më e pasur me vlera ushqyese dhe antioksidues, sesa çaji me bustinë. Ja disa nga vetitë e çajit jeshil, që te matcha gjenden të shumëfishuara:

– Përmban vitamina dhe minerale

– Është i pasur me polifenol që mund të ndihmojnë në shërimin e kancerit, sëmundjeve të zemrës si dhe ka efekt kundër faktorit moshë.

– Ndihmon në përqendrim. Kafeina që gjendet në përbërje të këtij çaji, ndihmon në përqendrim, por nuk përcjell asnjë ndjesi nervozizmi, siç ndodh zakonisht me produkte që kanë kafeinë në përbërje.

– Inspiron vetëdijesimin. Ndryshe nga çaji i zakonshëm, matcha kërkon disa faza të tjera parapërgatitore, që janë mënyra më e mirë për t’u qetësuar e për të qenë më të vetëdijshëm ndaj procesit dhe ndaj ditës. Pra, nga sa thamë deri tani, kuptuam se matcha është një lloj çaji jeshil në formë pluhuri, por nga ana tjetër, jo të gjitha çajet jeshile janë matcha. Prandaj duhen bërë kërkime, në mënyrë që të merret cilësia më e mirë. Për shembull:

– Kontrolloni ngjyrën: matcha e cilësisë më të mirë duhet të ketë ngjyrë të gjelbër shumë të thellë.


TË NGJASHME