HomeShowbiz

Përse vishet me të gjera, Billie Eilish: “Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar”

Këngëtarja Billie Eilish ka folur së fundmi për vetëbesimin e saj dhe për faktin se vishet me të gjera.
Gjatë intervistës për “GQ”, 18-vjeçarja u shpreh se nuk “është ndjerë kurrë e dëshiruar” nga ish-të dashurit e saj. Eilish rrëfen se gjithnjë ka patur probleme të mëdha me trupin e saj, që sipas saj shpesh është bërë shkak për mënyrën se si është trajtuar nga ish-të dashurit.

Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar. Të dashurit që kam patur s’më kanë bërë kurrë të ndihem e tillë. Asnjëri prej tyre. Ka qenë shumë delikat fakti që s’jam ndjerë kurrë fizikisht e dëshiruar nga dikush në jetën time.“- u shpreh ylli i muzikës.

Ajo ka treguar se ky është shkaku se përse ajo vishet me të gjera dhe si djalë.

“Prandaj unë vishem ashtu siç vishem, sepse s’dua të mendoj për djemtë- për asnjë në fakt- s’dua të më shohin duke më gjykuar mua ose masën time. Ndonjëherë vishem si djalë, herë të tjera si vajzë me rroba të gjera. Ka momente që ndihem si e mbytur nga personi që kam krijuar sepse mendoj që njerëzit nuk më shohin si femër.”- eshte shprehur Billie.


TË NGJASHME