HomePolitikë

Përshkallëzohet protesta në Elbasan/ Digjen goma dhe …

Përshkallëzohet protesta në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, ku protestuesit nën thirrjet “Rama ik”, i kanë vënë flakën gomave në rrugë.

Ndërkohë, protestuesit kanë bllokuar aksin kryesor që lidh kryeqytetin me juglindjen e Shqipërisë. Në Elbasan, qarkullimi në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të bllokohet nga militantët e opozitës për të paktën një orë. Përmes kësaj forme të mosbindjes civile të përdorur edhe më herët, opozita synon të forcojë mesazhin se aksioni i saj do të përshkallëzohet nëse kushti i saj për qeveri tranzitore dhe zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër nuk plotësohet.


TË NGJASHME