HomeShowbiz

Personazhet e njohur në Hollywood dhurojnë shifra të mëdha për protestën në nder të Floyd

Personazhe të njohur të showbizit kanë dhuruar shifra të mëdha për protestat që po bëhen për George Floyd, nën moton “Jeta e personave me ngjyrë ka rëndësi”.
Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë dhuruar 200.000 dollarë dhe janë shprehur se ky është vetëm fillimi.

Blake përmes një postimi në rrjetin social Instagram kishte reaguar pas ngjarjes që kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne jemi duke i mësuar fëmijët tanë më ndryshe se sa prindërit tanë na mësuan neve”, ka shkruar ajo.

“Javën e kaluar ne kemi kontribuar me 200 mijë dollarë në organizatën ‘NAACP Legal Defense Fund’. Ne qëndrojmë të sigurt ndaj kësaj organizate dhe liderit të saj. Dhe ky është vetëm fillimi”, shtoi Blake.

Dyshja nuk janë të vetmit që kanë ndihmuar financiarisht protestuesit, Chrissy Teigen dhe Harry Styles janë dy të famshëm të tjerë që kanë ndarë një shuma të konsiderueshme për ta.

Chrissy Teigen, ka dhuruar 200.000 dollarë (222.700 euro) për t’i liruar me kusht, ata që u arrestuan në protestat pas vrasjes së George Floyd.

Unë jam e përkushtuar, andaj dua të dhuroj 100.000 dollarë për lirimin me kusht të protestuesve në të gjithë vendin”, kishte thënë ajo, ndërsa më pas e ka dyfishuar këtë shumë.

Një numër i madh i të famshmëve kanë kërkuar drejtësi për George, përfshirë Rihanna dhe Beyonce.


TË NGJASHME