HomeShowbiz

Personazhet e njohur që janë të famshëm pa asnjë arsye

Në Hollywood, ka artistë që kanë fituar famë përmes talentit dhe duke marrë vendime të zgjuara në karrierë. Këta artistë janë angazhuar të zotërojnë zanatin e tyre dhe i kanë perfeksionuar aftësitë e tyre.
Mirëpo ka dhe njerëz që nuk kanë asnjë talent dhe janë bërë të njohur për asgjë. Si këta më poshtë:

-Rebecca Black

Me siguri nuk e kishit dëgjuar më parë këtë emër mirëpo gjysma e internetit po. Këngët e saj të pakuptimta klikohen me miliona herë në Youtube dhe jo Rebecca nuk ka asnjë talent në këndim.

-Kourtney, Khloe dhe Kim Kardashian

Kardashianët e shndërruan një kasetë seksi ne nje show realiteti. Ditën se si ta mendaxhonin famën që morën dhe ja ku janë duke bërë miliona me serialin e tyre.

-Michael Lohan

Michael Lohan është i famshëm vetëm se ka një fëmijë të famshëm (natyrisht Lindsay) . Ai përfiton nga fama e të bijës dhe shfrytëzon çdo mundësi që ka për të qënë në qëndër të vëmendjes.

-Pjestarët e serialit ‘Teen Mom’

Asgjë nuk është më e shëmtuar sesa të shikosh në televizion nëna të reja që kanë mbetur shtatzanë në moshë të re. Këto vajza shfrytëzojnë fëmijët e tyre për të treguar historinë e jetës që të njihen nga publiku.

-Mike Sorretino

Nga aktorët e serialit ‘Jersey Shore’ Majk meriton më shumë vëmendje, ose të paktën ai dëshiron këtë gjë. Duhet thënë se Majk është i famshëm më shumë për muskujt e tij të barkut sesa për shown ku mori pjesë.

-Nicole Richie

Tani nuk është se ka bërë diçka për tu njohur por në fillimet e saj Nicole së bashku me mikeshën e saj të ngushtë ishin të famshme pa asnjë arsye. Ajo ishte si vajza e njohur që të gjithë e dinin se kush ishte mirëpo funksioni i saj në jetë ishte akoma mister.

-Paris Hilton

Paris Hilton është e famshme vetëm sepse është e pasur dhe e llastuar. A duhet të themi ndonjë gjë tjetër?


TË NGJASHME