HomeShëndeti

Personi që kaloi gjashtë ditë nën kujdesin intensiv me Covid-19 thotë: ‘Mund të mbijetosh’

Babai i dy fëmijëve, Andrew Hodge, i cili është vetëm një vit më i ri se Kryeministri Boris Johnson, tha se të qenit i ventiluar dhe me Covid-19 “nuk është fundi i botës”.

Një burrë që luftoi për jetën e tij me koronavirus, nën kujdesin intensiv, dëshiron që njerëzit ta dinë “ata mund t’i mbijetojnë kësaj gjëje”.

Andrew Hodge u fut në një gjendje kome të detyruar për të ndihmuar trupin e tij të shërohej nga virusi.

Inxhinieri elektrik 54-vjeçar u nxorr nga spitali në 27 mars dhe tani po rimëkëmbet në shtëpi në Laleham, pranë Staines.

Z. Hodge dëshironte që njerëzit ta dinin se të qenit me ventilator për Covid-19 “nuk është fundi i botës”.

Ai tha: “Nuk dua ta holloj seriozitetin ndaj kësaj situate, por dua që njerëzit të kuptojnë se mund t’i mbijetojnë këtij virusi.

“Ka kaq shumë komunikim negativ në lidhje me sa njerëz kanë vdekur dhe me sa kanë mbijetuar”.

Ai vlerësoi trajtimin dhe kujdesin që mori gjatë 10 ditëve në Spitalin e Shën Pjetrit në Chertsey, duke e përshkruar ekipin atje si “fenomenal dhe të vëmendshëm”.

Ekipi në Shën Pjetër u gëzua kur pa që zoti Hodge po rimëkëmbet në shtëpi, dhe i uruan gjithë të mirat.

©Tatani/GotaNews


TË NGJASHME