HomeSociale

Përurohet pika e re në portin më të madh shqiptar. Dogana e Kosovës në Durrës

Portin e Durrësit u hap këtë të martë pika doganore e Kosovës. Projekti që ka nisur në vitin 2016 pritet të lehtësojë procedurat e deklarimit në doganë dhe të shkurtojë kohën e kryerjes së tyre.

Sipas kryeministrit Edi Rama, ky është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit doganor mes dy vendeve.

Kryeministri tha se këtë sistem Shqipëria dëshiron ta vendosë edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Në cilësinë e koordinatorit të marrëveshjeve mes dy qeverive, zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se ky është projekti i dytë më i madh që prej shpalljes së pavarësisë.

Hapja e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit pritet të lehtësojë tregtinë dhe lëvizjen e mallrave, po ashtu edhe atë të pasagjereve. Megjithëse nga kjo e martë zyra u deklarua e hapur, puna në këtë pikë nuk ka nisur ende./tch


TË NGJASHME