HomeLajme

Përurohet ura me e madhe në botë

20 miliardë dollarëshe është ura që lidh Hong Kongun, Makaon dhe qytetin e Kinës kontinentale, do të hapet përfundimisht këtë javë, duke u bërë ura më e gjatë në botë që lidh brigjet e detit.

9 vite janë dashur për të ndërtuar urën.

Të martën bëhet ceremonia e inagurimit. Ndërtimi i urës duhet të kishte përfunduar që në vitin 2016,por pati vonesa, gjatësia e urës është 55 kilometra.

Ky projekt përfshin, Zonën e Madhe të Gjireve, që është 56 mijë e 500 kilometra katrorë në Kinën jugore dhe 11 qytete, mes të cilave Hong Kongu dhe Makao.

Autoritetet thonë se ura do të shkurtojnë kohën e udhëtimit mes qyteteve nga tre në 30 minuta dhe do tu ofrojë banorëve dhe turistëve, lëvizje më të shpejtë dhe të thjeshtë në këtë zonë.


TË NGJASHME