HomeShowbiz

Përveç çmimit të madh, Loredana takohet me yllin e futbollit

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur eventi i madh i muzikës “MTV EMA”.

Në të u bënë bashkë emrat më të njohur në botë dhe pjesë e tij ishte edhe reperja me origjinë shqiptare Loredana, e cila u vlerësua me çmimin “Best Swiss Act”.

Sigurisht që Loredana nuk mungoi as në mbrëmjen madhështore dhe aty pati mundësi të takonte disa nga yjet botërore, mes tyre edhe futbollistin Cristiano Ronaldon.

Ata kanë realizuar edhe një foto ‘cool’ të cilën Loredana e ka publikuar edhe në Instagram.

Në këtë event të rëndësishëm Loredana ka zgjedhur të vishet me të zeza në stil repereje.


TË NGJASHME