HomeShowbiz

Përveç gjilpërave, Besi zbulon një tjetër frikë të Xhensilës

Pak kohë më parë, Bes Kallaku zbuloi një nga frikërat më të mëdha të Xhensilës.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram, Besi tregonte tmerrin që Xhensila ka ndaj gjilpërave. Në video ajo shfaqej gati duke qarë pasi doktoresha do i merrte gjak më gjilpërë për t’i bërë analizat e shtatzënisë. Këngëtarja ia kishte shtrënguar aq shumë dorën Besit nga frika, sa i kishte lënë shenjat e unazës.

Por jo vetëm gjilpërat, Xhensila paska edhe një frikë tjetër, të cilën e ka treguar në një video të kapur rastësisht nga dikush në rrugë.

Këngëtarja i shmanget një qeni të vogël që i kalon pranë në mënyrën më epike të mundshëm. Sapo e sheh ajo ndërron krahun dhe lë Besin që të përballet me të.

“Vdiqaaaaaaaaaa hahahahahaaha, boft hajër kush e ka filmu, edhe pse fshehurazi, kjo tregon se Xhensilën e lë zemra sapo dëgjon të lehurën e një qeni”, shkruan Besi në video.


TË NGJASHME