HomeShowbiz

Përveç moderimit, çfarë do të bëjë tjetër në “Sanremo” Alketa Vejsiu?

Sot është nata e tretë e spektaklit të famshëm italian “Sanremo” ku do të prezantojë për herë të parë një moderatore shqiptare. Alketa Vejsiu do të ngjitet në skenë duke patur në krah gjatë moderimit partneren e Ronaldo-s, Georgina Rodriguez. Përgatitjet e fundit për këtë natë të madhe janë duke u bërë nga Alketa dhe stafi i saj. Ajo ka dhënë një intervistë për “Opinion.al”, duke zbuluar më shumë detaje për atë çfarë do të ndodhë mbrëmjen e sotme. E pyetur nga gazetari Drini Zeqo se ç’do të bëjë sonte në skenë, Alketa rrëfeu: “Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…”. Gjithashtu ajo shtoi: “Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri (qesh). Ata menduan që duhet të këndoj edhe në Sanremo dhe do të vijë me një këngëtar italia”. Disa orë më parë dhe në profilin e tij Drini Zeqo ka publikuar një Instastory ku e konfirmon dhe njëherë se Alketa do këndojë në Sanremo. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë shumë suksese Alketës.


TË NGJASHME