HomeLifestyle

Përveç përdorimit tradicional, ja si ta përdorni sodën e bukës

Soda e bukës përmban bikarbonat sodiumi që reagon menjëherë sapo bie në kontakt me substanca acidike si uthulla apo kosi. Soda e bukës mund t’ju japë një dorë në shumë situata dhe me siguri ju as që ju kishte shkuar mendja më parë. Përveç përdorimit tradicional, të paktë janë ata që e dinë se soda e bukës ka vlera terapeutike.

Ja disa prej tyre:

1.Ruan ngjyrën e perimeve: Nëse doni që brokoli të ruajë ngjyrën jeshile edhe gjatë zierjes, atëherë shtoni një lugë gjelle sodë buke, në tenxheren me ujë të vluar.

2.Largon pesticidet nga perimet dhe frutat: Për këtë nevojitet që në një tas të madh me ujë, të shtoni një lugë gjelle sodë buke dhe t’i lini frutat ose perimet aty për 15-20 minuta.

3.Largon njollat e shkumësit nga dërrasa e zezë: Për këtë thjesht lagni një sfungjer në ujë me sodë dhe do të shikoni sesi tabela do të shkëlqejë nga pastërtia, a thua se nuk është përdorur kurrë më parë.

4.Një banjo relaksuese: Pas një ditë të lodhshme, soda e bukës mund të relaksojë dhimbjen e muskujve. Në vaskën tuaj me ujë të ngrohtë shtoni gjysmën e pakos së sodës. Pasi të shkumëzojë mund të qendroni në vaskë për 15-20 minuta. Do ta shikoni që do të relaksoheni dhe lëkura juaj do të zbutet goxha.

5.Soda ju ndihmon të çliroheni nga këmbët e fryra: Në një tenxhere me ujë që zien shtoni 2 lugë gjelle sodë buke. E hiqni nga zjarri dhe me ndihmën e një pecete bëni kompresa tek këmbët. Vishni çorapet dhe e lini të veprojë gjatë gjithë natës. Në mëngjes do të shikoni që këmbët e ënjtura do të kenë një pamje tjetër.

6.Soda shërben si skrab për fytyrën: Soda ka vetinë të neutralizojë pH e lëkurës dhe zbeh yndyrën e lëkurës. Si rrjedhojë edhe pikat e zeza do të eliminohen. Mjafton të bashkoni një lugë gjelle sodë buke, me një lugë gjelle ujë. Pasi keni formuar një pastë aplikojeni tek zona ku keni pikat e zeza. Duhet ta lini vetëm një minutë dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.


TË NGJASHME