HomeSociale

Pesë gjërat që duhet të bëjë një çift i lumtur

Mjafton të bësh një shëtitje në rrugë apo të shkosh në një kafene dhe do të shohesh çifte, disa mbahen për dore, disa të tjerë shikohen ëmbël.

Janë këto shenja të një marrëdhënie të lumtur, apo janë gjeste më të thejshta e më private që e bëjnë një çift të duken të dashuruar e në një marrëdhënie të fortë?

Po ju japim disa këshilla se si të kujdesni për lidhjen tuaj:

1.Të keni së paku një interes të përbashkët. Secili prej nesh ka hobet e tij, pasione individuale që i bëjmë në kohën e lirë. Por duhet gjetur kohë e lirë edhe për të bërë ato gjëra që ju pëlqejnë të dyve.

2.Bëni çdo ditë gjeste të vogla që forcojnë intimitetin:  mjaftojnë gjeste të vogla e fare të thjeshta që e bëjnë partnerin të kuptojë pranin ëtuaj. Një përkëdhelje, të mbaheni për dore teksa ecni në rrugë etj.

3.Flisni për atë që ju bezdis tek partneri, por pa qenë nevoja të grindeni: në një marrëdhënie në çift, aq më tepër kur jetoni së bashku, është normale të bezdiseni nga disa zakone të tij.

4.Mbani fëmijët jasht dhomës së gjumit: veçanërisht nëse janë akoma të vegjël, shumë shpesh fëmijët flenë në të njëjtin krevat me ju. Epo nuk ka asgjë më të gabuar se kjo.

5.Mbani gjithmonë gjallë pasionin e romanticitetin: në darkë jeni të lodhur, ose jeni të detyruar të dilni në ndonjë darkë pune, në fundjavë përfitoni që të bëni pagesën e faturave, e në kohën e lirë përfitoni për të “marrë” frymë e për të rigjeneruar fuqitë. Por nuk i kushtoni aspak koh krijimit të një atmosphere pasionante me partnerin. Nëse doni të jeni një çift i lumtur, atëhere duhet të bëni përpjekjet maksimale për të mabjtur gjallë pasionin mes jush.


TË NGJASHME