HomeSociale

Pesë lëkundje tërmeti në vend, IGJEUM nxjerr të dhënat

Lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës dhe në orët e mëngjesit në vendin tonë. Lëkundje që tashmë janë pothuaj të përditshme, por për fat me një magnitudë të vogël dhe pa shkaktuar asnjë dëm material.

Sipas IGJEUM, (Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit), në vend vetëm për datën e sotme dhe deri në mëngjes janë regjistruar 5 lëkundje tërmeti.

Lekundja e fundit sipas IGJEUM eshte ajo e ores 08:07 me epiqender ne Lac dhe me magnitude 1.8

Lekundja me magnituden me te forte eshte ajo e shenuar ne oren 07:53 te mengjesit, me epiqender 4 km ne Jug te Lacit dhe me thellesi 25 km.

Ja tabela me lekundjet e regjistruara sipas IGJEUM: 

termet1

Kujtojme se ndërkohë Turqia po përballet me katastrofën që la pas tërmeti me magnitudë 6.8, me shumë viktima dhe mijëra të lënduar.


TË NGJASHME