HomeSociale

Pesë metoda efektive të dilni më të fortë nga dështimet në jetë

Sir Richard Branson, themelues i Virgin Groups, thotë: “Mos u turbulloni nga dështimet tuaja, mësoni prej tyre dhe filloni përsëri nga e para. Gabimet dhe përjetimi i pengesave është pjesë e ADN-së së çdo sipërmarrësi të suksesshëm dhe unë nuk bëj përjashtim”. Sigurisht që ju nuk jeni Richard Branson, por kushdo mund të ketë të njëjtin akses në “dështim”. Megjithatë, ekziston një parakusht i vështirë: elasticiteti.

Sipas, Thrive Global, këtu janë pesë metoda që do ju ndihmojnë se si të keni qëndrueshmi në kohë të vështira:

1. Bëni një vlerësim të sinqertë të situatës suaj

Njerëzit elastik përdorin inteligjencën e tyre emocionale për të vlerësuar së pari atë që i bën ata të ndihen të kërcënuar. Ata i përpunojnë me kujdes mendimet e tyre dhe shpëtojnë derisa të arrijnë në rrënjë të çështjes. Nëse diçka e pazgjidhur vazhdon ende, mbylleni këtë problem menjëherë. Nëse nuk e bëni, ju do të ndiheni gjithmonë të irrituar dhe të zemëruar.

2. Rikornizo

Mendjet elastike shërohen shpejt duke eleminuar dramën në kokën e tyre. Mendoni si një mënyrë për t’i treguar vetes një histori të ndryshme duke dalë me një interpretim të ndryshëm. Kjo ndihmon në nxjerrjen e dramës që mund të skriptoni në kokën tuaj. Mënyra më e mirë për t’u kthyer nga ajo është që të merreni me faktin (çfarë është me të vërtetë e vërtetë) dhe të jeni prezent këtu dhe tani.

3. Vendosni kufij

Njerëzit më elastikë shërohen nga situatat e këqija duke thënë “jo” për këdo që ndërhyn me qëllimet, oraret dhe veçanërisht vlerat dhe besimet e tyre. Kujtojini vetes se nuk duhet të jesh person që thotë gjithmonë “PO”; ofroni rezistencë kur vlerat tuaja primare janë të kërcënuara, etj

4. Merrni përgjegjësinë për veprimet tuaja, jo për dikë tjetër

Njerëzit elastikë nuk lejojnë veten të ndihen fajtorë për gjërat që nuk kanë të bëjnë me ta. Ata e dinë se nuk janë përgjegjës për veprimet dhe dramën e të tjerëve dhe ata kurrë nuk e mundojnë veten për diçka që dikush tjetër e ka bërë.

5. Raporti me individët

Njerëzit elastik janë mjaft të zgjuar për të rishikuar rreziqet dhe përfitimet, në mënyrë që t’i mbajnë ato të sigurta dhe t’i shërbejnë mirë. Kur ballafaqoheni me keqbërje, kthehuni mbrapa duke rivlerësuar marrëdhëniet tuaja profesionale në vend të identifikimit me gisht. Sapo të eleminohen kontrolluesit, manipuluesit dhe ata që kujdesen vetëm për veten e tyre, atëherë qielli për ju do të hapet dhe do të duket pa re. Kjo është ajo që duhet të bëni!

 


TË NGJASHME