HomeSport

Peshëngritësi shqiptar kualifikohet në Lojërat Olimpike

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja kualifikohet në Lojërat Olimpike direkt në 5 më të mirët. Lajmin e ka dhënë vetë sportisti gjatë një interviste. Ai ka thënë se ky është një lajm i madh për shtetin shqiptar dhe shpreson të bëjë më të mirën, pse jo me një medalje.

“Faleminderit për vëmendjen që i kushtoni sportistave olimpikë. Kam filluar përgatitjen për evenimentin më madhor siç janë Lojrat Olimpike, edhe pse me një sfidë kualifikuese shumë të vështirë prej pandemisë, ja dola të jem në 5 më të mirët dhe të marr kualifikimin direkt në Lojrat Olimpike. Ky është një lajm madhor për shtetin shqiptar dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën për Shqipërinë, pse jo dhe një medalje Olimpike. Gara është shumë e fortë pasi po flasim për Lojrat Olimpike, siç edhe dihet shteti shqiptar akoma nuk ka në ‘CV’ një medalje olimpike, kështu përgjegjësia është shumë e madhe dhe sfida është jashtëzakonisht shumë e vështirë”, tha Calja.

I pyetur se çfarë medalje synon, kampioni shqiptar tha se nuk ka rëndësi ngjyra, por e rëndësishme është të sillet medalja e parë në vend nga Olimpiada.

“Nuk ka rëndësi ngjyra, e rëndësishme është të sjellim medaljen e parë historike në vend”, u shpreh sportisti.


TË NGJASHME