HomePolitikë

Pëson atak kardiak, ndërron jetë ish-ministrja

Sushma Swaraj, një nga politikanet më të njohur të Indisë, ka nderruar jete. Swaraj, e cila shërbeu si ministre e jashtme për pesë vjet, pësoi një arrest kardiak të martën, njoftoi Press Trust of India, raporton BBC.

Ajo ishte një ministre popullor në mandatin e parë të Narendra Modi si kryeministër, por nuk garoi ne zgjedhjet parlamentare në fillim të këtij viti.

Ajo u bë e njohur për ndihmën e indianëve jashte jashtë vendit. Swaraj, 67 vjeçe kishte vuajtur nga probleme te shendetit dhe kishte bere edhe nje transplant të veshkave në vitin 2016.

“Një kapitulli të lavdishëm në politikën indiane i erdhi fundi”, shkruajti ne rrjetet sociale kryeministri Modi, duke shtuar se “Ajo i kushtoi jetën e saj shërbimit publik dhe përmirësimit të jetës së të varfërve”.

1

TË NGJASHME