HomeSport

Petr Cech ka njoftuar largimin në fund të sezonit

Portieri i Arsenalit Petr Cech ka njoftuar se do të tërhiqet në fund të sezonit.

36-vjeçari, fitues katër herë i Ligës së pare të Anglisë dhe Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij në Chelsea, ka njoftuar vendimin e tij me një postim në llogarinë e tij në Twitter.

Këto janë fjalët që ka thënë portieri i Arsenal Petr Cech:
“Ky është sezoni im i 20 si një lojtar profesionist dhe kanë kaluar 20 vjet që kur kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale, kështu që me duket koha më e përshtatshme për të njoftuar se do të tërhiqem në fund të këtij sezoni”.
“Duke luajtur 15 vite në Premier League dhe duke fituar çdo trofe të mundshëm, ndihem sikur kam arritur gjithçka që kam dashur të arrij”.
“Unë do të vazhdoj të bëj më të mirën time në Arsenal duke shpresuar të fitoj edhe një trofe më shumë këtë sezon, atëherë unë do të jem duke pritur të shoh se çfarë do të ketë rezervuar jeta për mua jashtë fushës”.

https://www.youtube.com/watch?v=Qak7zujTl9M


TË NGJASHME