Botë Lajme Politikë

Pezullohen punimet në parlamentin britanik, Johnson jep arsyet

Kryeministri i Britanisë së Madhe i ka bërë kërkesë zyrtare Mbretëreshës që të pezullohen punimet në parlament. Mbretëresha ka aprovuar pezullimet në Kuvend.

Deputetët do të kthehen të martën e ardhshme nga pushimet verore, ndërsa punimet në parlament do të pezullohen. Kryeministri konfirmoi se Dhoma e Komunave do të kthehej në 3 shtator, pas mbajtjes së një seance maratonë, shkruajnë mediat botërore.

“Na duhet që të përqëndrohemi në përparësitë kryesore politike dhe publike. Duhet të luftojmë krimin e dhunshëm, të investojmë në infrastrukturë dhe shkencë dhe të zvogëlojmë koston e jetës”, tha Johnson. Ai tha se shpreson që të arrihet një marrëveshje për Brexit  në samitin e liderëve të BE-së që do të mbahet në 17-18 tetor.

Z. Johnson ka insistuar në mënyrë të përsëritur që Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet nga BE më 31 tetor me ose pa një marrëveshje. Shumica e deputetëve janë kundër që Britania të largohet nga blloku pa një marrëveshje.

Udhëheqësi i Partisë së Punës së opozitës Jeremy Corbyn i ka shkruar Mbretëreshës Elizabeth për të shprehur shqetësimin e madh për planin e z. Johnson për të pezulluar parlamentin, tha një burim i partisë të mërkurën. Z. Corbyn gjithashtu kërkoi një takim me mbretëreshën.

Related posts

Parashikimi i motit, e hënë 8 Korrik 2019

Xhensila Gotanews

Ju zbulojmë gjithçka duhet të dini për ‘Colour Day Festival’

Tatani

E moshuara rrëzohet në rrugë dhe ndërron jetë në spital, policia kërkon ndihmë për identifikimin

Mila
Na Kontaktoni!